Ceremonia e anëtarësimit në BE, Presidenti Nishani në Zagreb
Bujar Nishani
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviæ, Presidenti i Republikës Bujar Nishani niset sot drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Zyra e Presidencës bën me dije se gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti Nishani do të zhvillojë edhe një takim me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori