Të rënët krye të detyrës, memorial për policët
Hysni Burgaj
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë organizuar sot një ceremoni përkujtimore për punonjësit e rënë në krye të detyrës. Me këtë rast u inaugurua edhe përmendorja në nderim të të policëve që humbën jetën në zbatim dhe respektim të ligjit.

“sot përulemi me nderim para dëshmorëve që dhanë jetën në krye të detyrës dhe përmes këtij memoriali ne nderojmë veprën e punonjësve të policisë”, u shpreh ministri Brendshëm, Flamur Noka.


Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj theksoi se policët e vrarë do të mbeten përherë në altarin e ndritur të kombit dhe akti i tyre do të kujtohet si një shembull nga të gjithë. Njëkohësisht, Burgaj bëri me dije se institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë gjithçka për mundësuar strehimin, arsimimin dhe punësimin e fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës.


Në ceremoninë e inaugurimit të memorialit ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2012, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori