Koronavirusi, a ekziston mundësia që ky vit të përsëritet?

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini foli ditën e sotme në Klan për situatën aktuale të mësimit në vend dhe shanset për të përsëritur këtë vit shkollor.

Ajo u shpreh se rikthimi në i nxënësve dhe studentëve në shkollë nuk ka për të ndodhur derisa autoritetet të jenë plotësisht të sigurt se pandemia ka kaluar.

Ndër të tjera, Shahini tha se një pjesë e prindërve i kanë kërkuar përsëritjen e vitit shkollor, opr sipas saj, diçka e tilë s’mund të ndodhë për të gjithë.

“Ne nuk do të kthehemi në shkollë derisa të jemi të sigurt që ka kaluar pandemia. Këtë vendim do ta marrë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ekspertët, jo unë se nuk jam eksperte e fushës.Për ne si Ministri e Arsimit është të mos e humbasim këtë vit shkollor. Marr me qindra mesazhe nga disa prindër që kërkojnë të përsëritet viti në mënyrë që të mos mbesin prapa me mësimet që duheshin mbyllur këtë vit.”-u shpreh Shahini.

Gjithsesi, ky opsion do të shqyrtohet për një pjesë nxënsish të cilët në mënyrë individuale duan diçka të tillë.

“Nuk mund të kthejmë mbrapa gjithë gjeneratën sepse nuk është e drejtë për ata që kanë punuar gjatë.Sidomos për ata që janë në lkasën e 12-të dhe kanë bërë olane për t’u regjistruar në universitet, aop për të gjetur një vend pune. Qëllimi është ta mbyllim këtë vit shkollor në mënyrën më të mirë të mundshme.” – përfundoi Shahini.


Shtuar 12.04.2020 15:43