Centrali atomik ne Shkoder, reagon Kroacia
Albeu.com
Qeveria kroate ka mohuar zyrtarisht zerat se do te nenshkruaje ne fund te ketij muaji me qeverine shqiptare nje marreveshje per ndertimin e nje centrali berthamor ne rrethin e Shkodres.Ne nje deklarate zyrtare te Ministrise kroate te Ekonomise, qe eshte publikuar nga mediat kroate thuhet se “ministria dhe qeveria kroate nuk kane leshuar kurre ndonje informacion se po planifikojne qe ne fund te muajit te nenshkruajne marreveshje per ndertimin e nje centrali berthamor”.

Ministria thote se ekspertet mund te konfirmojne se “nenshkrimi i nje marreveshjeje te tille eshte i pamundur pasi projekte te ketij lloji kerkojne vite te tera negociatash dhe planifikimesh paraprake”.

Njoftimi zyrtar mohon edhe shifren e publikuar ne disa media kroate se centrali do te kushtoje 4 miliarde euro duke e konsideruar ate si nje spekullim mediatik qe nuk mund te mbeshtetet nga asnje njoftim zyrtar.

Por pavaresisht pergenjeshtrimeve zyrtare, duket se ne plan afatgjate Tirana dhe Zagrebi po shikojne mundesine e realizimit te nje projekti te tille, cka pranohet edhe nga vete Ministria kroate e Ekonomise.

Zyra e shtypit e kesaj ministrie deklaroi se mundesia e ndertimit te nje centrali atomik ne partneritet me Shqiperine eshte disktuar ne fund te muajit mars, gjate nje vizite zyrtare ne Tirane te zevendeskryeministrit polak, Damir Polancec.

“Gjate kesaj vizite - thote ministria - Shqiperia dhe Kroacia rane dakord qe ne fund te prillit te nenshkruajne nje memorandum mirekuptimi dhe te ngrene nje grup pune te perbashket ne nivel ekspertesh, per te prodhuar analiza dhe studime qe do te sherbejne si baze per vendimet e ardhshme ne lidhje me kete projekt".

Edhe pse centrali berthamor eshte ende nje ide e pa hedhur ne leter, ne Shkoder komuniteti eshte ngritur kunder ketij projekti duke e cilesuar nje kercenim serioz, jo vetem per Shkodren, por per te gjithe rajonin. (tch)
Shtuar më 20/04/2009, ora 00:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori