Censusi, PDIU reagon ndaj deklaratës së Dollis
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj deklaratave të zv.ministrit të Jashtëm grek për çështjen e censusit. Ajo i quan të papranueshme deklaratat e Dimitris Dollis, në prani edhe të përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës në 20 vjetorin e themelimit të PBDNJ.

"Mënyra se si do të kryhet procesi i censusit në Shqipëri, është një çështje e brendshme e shtetit shqiptar, në respektim të plotë të Kushtetutës, e si pasojë të të gjitha traktateve ndërkombëtare, përfshi dhe traktetet për mbrojtjen e minoritetit. Në këtë mënyrë, ligji detyron INSTAT që të verifikojë çdo vetëdeklarim me regjistrin e gjendjes civile. Në ato raste, kur individët kanë deklaruar kombësi të rreme, INSTAT do të marrë për bazë atë kombësi që ndodhet në dokumentet zyrtare, pra në regjistrin e gjendjes civile", thuhet në njoftimin e PDIU. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori