Çeku: Shqiptaret e Maqedonise jane pjese e lirise dhe pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku deklaroi mbrëmë në Shkup se shqiptarët e Maqedonisë me kontributin dhe sakrificën e tyre janë pjesë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.“Ne ju kemi gëzuar të gjitha njohjeve, por njohjeve nga Maqedonia dhe Mali i Zi ju kemi gëzuar në mënyrë të veçantë. Unë dua të faleminderojë në radhë të parë shqiptarët në Maqedoni, të cilët me kontributin dhe sakrificën e tyre janë pjesë jo vetëm e lirisë së Kosovës por edhe pavarësisë së saj”, deklaroi Çeku.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri deklaroi se njohja e Kosovës nga Maqedonia është një akt i madh i cili natyrisht sipas tij është mirëpritur nga Kosova.

“Durimi jonë deri në ditën e njohjes ka qenë në frymën e kooperimit dhe bashkëpunimit. Por edhe Kosova e ka bërë një gjest të mirë për Maqedoninë, që e ka njohur ate me emrin e saj kushtetues”, theksoi deputeti dhe anëtari i lartë i LDK-së, Lutfi Haziri.

Dy përfaqësuesit politik të Kosovës këto komente i bënë me rastin e pjesëmarrjes në solemnitetin e organizuar mbrëmë në Shkup nga partia Demokracia e Re, me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia. (INA)
Shtuar më 15/10/2008, ora 14:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori