Ceku: Se shpejti forcat e armatosura te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Ish-kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka deklaruar se Kosova së shpejti do të formojë forcat e saj të armatosura të cilat do të janë të përqendruara në sigurinë e brendshme.Në një intervistë për një televizion serb, Çeku citohet të ketë deklaruar se forcat e reja, do të jenë diçka mes ushtrisë dhe policisë.

"NATO ka marrë përsipër që të bëj monitorimin e kësaj force, por edhe ta krijojë. Forca e sigurisë së Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, por do të ketë për detyrë të ruajë sigurinë e brendshme të njerëzve dhe pasurinë në Kosovë. Pres që edhe serbët të paraqiten në Forcën e Sigurisë së Kosovës”-ka deklaruar Çeku.

Ish-kryeministri i Kosovës, deklaroi gjithashtu, se i kishte dhënë fund karrierës ushtarake dhe se nuk do të angazhohej më në ushtri.
Shtuar më 23/11/2008, ora 04:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori