Ceku: Plani 6-pikesh duhet te shpallet i pavlefsem
Pëlqej
Albeu.com
Lideri i PSD-së, Agim Çeku, ka përsëritur edhe njëherë përkrahjen për institucionet e Kosovës në kundërshtimin e tyre për gjashtë pikat e propozuara nga Ban Ki-Moon.
Pas takimit me udhëheqësit e partisë boshnjake “VAKAT”, Çeku ka thënë se ky dokument duhet të shpallet i pavlefshëm dhe inekzistent.

Edhe lideri i VAKAT-it, Xhezair Murati, ka thënë se kjo parti dhe komuniteti boshnjak e kundërshtojnë fuqishëm mundësinë e imponimit të këtij plani, që është në dëm të shtetit të Kosovës. Përfaqësuesit e minoritetit boshnjak kanë thënë se duhet kushtuar vëmendje edhe jugut të Kosovës, ku strukturat paralele serbe po e shtrijnë pushtetin e tyre çdo ditë e më shumë. (ktv)
Shtuar më 17/11/2008, ora 21:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori