Ceku: Pas 120 ditesh Kosova do te shpallet e pavarur (video)
Albeu.com
Lidhur me qendrimin serb qe e ka cilesuar si fitore te madhe shtyrjen e pavaresise se Kosoves, Ceku ka thene se pala kosovare ka qellim te jape mesazhe bashkepunimi. type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1188632685.wmv">


Pas 120 ditesh Kosova padiskutim do te shpallet e pavarur. Keshtu ka deklaruar per Zerin e Amerikes, kryeministri i Kosoves Agim Çeku pas bisedimeve te para indirekte ne Vjene me palen serbe. Ceku thote se ndryshe nga bisedimet e tjera, kesaj here Prishtina ka arritur te beje të qartë pozicionin e vet dhe të dëgjohet plotësisht nga ndërkombëtarët.

Ai tha se thelbi i asaj që iu deklarua trojkës ishte: pavarësia e panegociueshme, Kosova nuk do te ndahet kurre dhe plani Ahtisari do te zbatohet vecanërisht për pakicat. Por i pyetur ne lidhje me qendrimin serb qe e ka cilesuar si fitore te madhe shtyrjen e pavaresise se Kosoves, Ceku ka thene se pala kosovare ka qellim te bisedoje dhe te jape mesazhe pozitive bashkepunimi pertej pavaresise, dhe me kete qendrim eshte ulur ne bisedimet shtese me Serbine.

Ceku shtoi se pala kosovare u kthye ne Prishtine me idene se trojka e kuptoi plotesisht vizionin kosovar, qe sheh tej pavaresise. Ceku e ka bere te qartë se kosovaret duan qe pavaresia te shpallet brenda kornizes se KS te OKB, por ne rast te kundert, nese Rusia e bllokon kete process, atehere "ne ofrojme nje alternative tjeter. Do te shpallim pavaresine mbi bazen e planit Ahtisari dhe te kerkojme njohje nderkombetare. Por gjate keasaj periudhe deri me 10 dhjetor kosova do te angazhohet ne biosedime". Ceku tha se gjate kesaj kohe do kerkohen edhe shtetet qe jane te gatshme ta njohin njeanshmerisht kosoven e pavarur. NEWS24
Shtuar më 01/09/2007, ora 13:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori