Çeku: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës
Albeu.com
Grupi i Kontaktit dhe bashkësia ndërkombëtare tashmë kanë marrë vendimin se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as të Mitrovicës në baza etnike, deklaroi kryeministri Agim Çeku, pas vizitës që i bëri Kuvendit komunal të Mitrovicës dhe Kombinatit "Trepça".Grupi i Kontaktit dhe bashkësia ndërkombëtare tashmë kanë marrë vendimin se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as të Mitrovicës në baza etnike. Kështu deklaroi kryeministri Agim Çeku, pas vizitës që i bëri Kuvendit komunal të Mitrovicës dhe Kombinatit "Trepça". Ai theksoi se Mitrovica nga një pikë e destabilitetit, do të bëhet shembull i stabilizimit, tolerancës dhe bashkëjetesës në Kosovë.


"Vendimi për mosndarje të Mitrovicës duhet të kuptohet drejt sa më parë edhe nga qytetarët e pakicës serbe, të cilët duhet ta kenë të qartë se çdo përpjekje më tepër është humbje kohe dhe energjie. Bashkimi i Mitrovicës është i mundshëm por për këtë duhet një punë e përbashkët e faktorit ndërkombëtar, Kuvendit të Komunës, pushtetit lokal e subjekteve të tjera", ka thënë Kryeministri Çeku dje në Mitrovicë.
Shtuar më 16/03/2006, ora 10:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori