Çeku: Kosova nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk përfshinë pavarësinë
Albeu.com
Kryeministri Agim Çeku tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk përfshinë pavarësinë. Në një intervistë për agjencinë AP,Çeku tha se "fuqishëm besojmë se në zgjidhje do të përfshihet pavarësia", pasi, sipas tij, "nuk ka tjetër zgjidhje".Ai më tutje u shpreh se një marrëveshje do të arrihet deri në fund të këtij viti, përkundër kundërshtimeve të Serbisë ndaj kërkesave të Kosovës për pavarësi.
Kryeministri i Kosovës akuzoi Beogradin se po nxitë frikë në mesin e serbëve të Kosovës, por ai thotë se nuk ka arsye që ata të frikësohen. "E ardhmja e Kosovës është në Evropë, si anëtare e familjes evropiane", tha kryeministri Çeku, në intervistën për agjencinë AP në Londër, ku u takua me zyrtarë britanikë.
Shtuar më 14/10/2006, ora 15:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori