Çeku kërcënon: Pavarësi ose e shpallim vet
Pëlqej
Albeu.com
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç pavarësisë, dhe në këtë përcaktim nuk jemi vetëm”, tha sot kryeministri Çeku, duke përsëritur se Kosova do ta shpallë pavarësinë në rast se nuk do të arrihej konsensus në KS.“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç pavarësisë, dhe në këtë përcaktim nuk jemi vetëm”, tha sot kryeministri Çeku, duke përsëritur se Kosova do ta shpallë pavarësinë në rast se nuk do të arrihej konsensus në Këshillin e Sigurimit. “Ky nuk është kërcënim. Ne këtë e shohim si mundësi. Kosova gjithsesi do të jetë shtet i pavarur. Tani është duke u diskutuar koha dhe mënyra. Ne natyrisht se e preferojmë që kjo të njihet me rezolutë të Këshillit të Sigurimit e cila do të kishte përkrahje gjithëpërfshirëse”, tha Çeku. Kurse, për takimin e nesërm të Grupit të Kontaktit me kryenegociatorin Marti Ahtisari, Çeku tha se nuk pret të merret ndonjë vendim në lidhje me shtyrjen eventuale të afatit. Sipas tij, vendimi për shtyrjen apo mos- shtyrjen do të varet nga data e shpalljes së zgjedhjeve në Serbi, dhe ai nuk pret se deri nesër nuk do të ketë një datë të tillë. “Pra, do të jetë një diskutim i hapur i anëtarëve të GK-së me Ahtisarin në lidhje me pakon e tij, në lidhje me dinamikën e procesit, por nuk pres ndonjë vendim për shtyrjen apo mosshtyrjen” tha kryeministri Çeku. Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut, Ryker shprehu bindjen se do të ruhet dinamika e procesit.”Nuk pres ndonjë rezultat spektakular nga takimi i Grupit të Kontaktit. Mendoj se të gjithë në këtë mekanizëm, si dhe i dërguari i posaçëm Ahtisari, në të cilin kemi besim të plotë, do të punojnë për ruajtjen e dinamikës në procesin e statusit”, tha Ryker. Çeku dhe Ryker kanë diskutuar edhe për grevën e punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare. “Besoj se grevistët do t’i kuptojnë mundësitë e qeverisë dhe do t’i japin fund grevës”, tha Çeku, duke folur për angazhimin e kabinetit të tij që vitin e ardhshëm shëndetësia të jetë në gjendje më të mirë. “Për vitin e ardhshëm kemi paraparë një shtesë në buxhetin e shëndetësisë për të treguar se është prioritet i qeverisë. Vetëm për barëra kemi alokuar 9 milion euro për vitin 2007, derisa në 2006 kemi pasur vetëm 6 milionë” njoftoi kryeministri. Nga ana tjetër, Ryker e cilësoi lajm të mirë hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe zhvillimet në fushën e ekonomisë. “Kosova nuk është një vrimë e zezë në rajon, por ka kapacitete për zhvillim ekonomik”, tha kryeadministratori Ryker. rtk
Shtuar më 09/11/2006, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori