Ceku: Ka ardhur koha te shkeputemi nga Serbia. Do shpallim pavaresine
Albeu.com
“Nuk ka asgje per t’u diskutuar. Ka ardhur koha qe te shkeputemi nga Serbia”, u shpreh Ceku, duke theksuar se per pavaresine eshte marre edhe mbeshtetja e SHBA-se.Kryeministri i kosoves Agim Ceku ka deklaruar per gazeten Blumberg se nese Rusia do te kundershtoje serish rezoluten per statusin e Kosoves, vendi i tij do te shpalle pavaresine e njeanshme. “Tani eshte koha. Nuk ka nevoje per diskutime. S’ ka mbetur asgje per tu negociuar”, eshte shprehur kryeministri i Kosoves gjate intervistes. Ai shpreson se per kete hap do te marre mbeshtetjen e SHBA-se, ne takimin e afert me sekretaren amerikane te shtetit Kondoleza Rajs.

Duke i konsideruar bisedimet shtese si te kota, Ceku tha se vendi i tij dhe komuniteti nderkombetar duhet te levizin. Ai tha se gjate gjithe procesit, pala kosovare ka qene e pergjegjshme, por e ka bere te qarte qe ne fillim se pavaresia eshte e panegociueshme. Ceku hedh poshte versionin e ndarjes si nje mision te pamundur. "Askush nuk do te bjere dakord per nje ndarje, pasi nese do te nise ndryshimi i kufijve ne ballkan, askush nuk do ta ndale me. E vetmja barriere per hapin e metejshem te Kosoves, eshte miratimi nga BE. Lideret evropiane e kane bere te qarte se nuk do te pranojne nje shpallje te njeanshme te pavaresise se Kosoves, pa nje rezolute te OKB", perfundoi ai. News 24
Shtuar më 16/07/2007, ora 14:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori