Çeku: Është radha të njihet pavarësia e Kosovës
Albeu.com
Në një shkrim të botuar dje në të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku thekson se ‘ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të njohë edhe pavarësinë e Kosovës, ashtu siç bëri me Malin e Zi".Në një shkrim të botuar dje në të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku thekson se ‘ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të njohë edhe pavarësinë e Kosovës, ashtu siç bëri me Malin e Zi" , duke shtuar se me këtë akt, e kaluara shkatërruese post-titiste e Jugosllavisë përfundimisht finalizohet dhe ish njësitë konstitutive të saj do të futen në binarët drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.


Kryeministri Çeku më tej thekson se shtetësia e Kosovës është një parakusht edhe për zhvillim ekonomik. Kosovës i duhet sovraniteti në mënyrë që të inkurajojë investimet e jashtme dhe të krijojë alternativa të shëndetshme zhvillimore duke ju larguar një ekonomie që varet nga ndihmat e donatorëve. Lidhur me pakicat, Çeku shkruan se qeveria po bënë përpjekje të ndërtojë një mirëbesim, sidomos me atë serbe, për t’i bindur se Kosova sovrane do të ketë një rol pozitiv në rajonin e Ballkanit. "Ne duam të kemi marrëdhënie bashkëpunimi me vendet e tjera në kuadër të kornizës së Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Shqipëria, me të cilën Kosova ka një histori, kulturë dhe gjuhë të përbashkët, është partner i natyrshëm i saj. Këtë partneritet mund ta krijojmë edhe me Serbinë nëse ajo përcaktohet në bashkëpunim, integrim e jo në obstruksion dhe përçarje", thekson Çeku në shkrimin në Wall Street Journal. rtk
Shtuar më 09/06/2006, ora 08:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori