Ceku: Do veteshpallim pavaresine. Nderkombetaret po ndalen para Rusise
Albeu.com
Ne nje interviste per agjencine e lajmeve Reuters, Çeku theksoi se nese procesi nuk ecen, bashkesia nderkombetare duhet t'i ofroje Kosoves ndonje alternative tjeter, ne rruge diplomatike, ne te kundert Kosova do te veteshpalle pavaresine.Ne nje interviste per agjencine e lajmeve Reuters, Çeku theksoi se nese procesi nuk ecen, bashkesia nderkombetare duhet t'i ofroje Kosoves ndonje alternative tjeter, ne rruge diplomatike. Por, sipas tij, nese nuk ka asnje shprese, nuk ka qartesi, siguri dhe nuk ka perpjekje, atehere Kosova do te jete e detyruar te levize dhe te shpalle vete pavaresine. Çeku ka thene se shqiptaret do te presin, po qe se shohin perpjekje konkrete nga perendimi per arritjen e nje zgjidhjeje.

"Nese partneret tane, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, mendojne se kjo eshte rruga me e mire, ne do te qendrojme ne kete proces", ka thene ai. Por, pavaresia eshte e panegociueshme, ka shtuar kryeministrit Çeku. Sipas agjencise Reuters, komentet e Çekut shtojne shqetesimet ne Bashkimin Evropian se Kosova po i afrohet shpalljes se njeanshme te pavaresia, hap ky i cili do te perçante unitetin e BE-se. rtk
Shtuar më 03/07/2007, ora 14:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori