"Çeku 1 milion", gjykata lë të lirë 2 shqiptarët e 3 maqedonasit
Pëlqej
Arkiv
Gjykata Shkallës se Parë në Durres ka lënë të lirë pesë të arrestuarit e superaksionit policor të koduar "çeku 1 milion". Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtari Astrit Faqolli, ndërsa organi i akuzës i përfaqësuar nga Edmond Koloshi, në asnjë moment nuk ka përmenduar se personat e ndaluar nga policia kishin ushtruar vepër penale.

Derisa te zgjidhet plotësisht çështja, prokuroria i ka kërkuar trupit gjykues 1 muaj burg për Edmond Temalin si dhe detyrim paraqitje per katër të arrestuarit e tjerë. Kerkesa e prokurorisë është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kanë argumentuar para togave të zeza, se arrsetimi ë klientëve të tyre është ë paligjshem dhe se posedimi ë kartmonedhave nuk përbën shkelje ligjore, pasi nuk janë në qarkullim.

Të irrituar për arrestim të paligjshëm dhe pa kryer asnje vepër penale kanë reaguar edhe të arrestuarit, madje, shtetasit Nazmi Zeneli dhe Hysni Ibrahimi, të cilët janë shprehur se kishin ardhur në Shqipëri për të parë nga afër rrugen Durres-Kukes, dhe se jane cuditur kur kane përfunduar në pranga

Ndërsa shtetasi i tretë nga Maqedonia ishte hoxhë në Shkup, Zaim Bajramaj ka deklaruar se kishte ardhur ne Shqiperi per arsye shëndetësore

Dy ditë më parë Policia e Durrësit njoftoi se "në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan 101 bono me vlerë totale 101 milionë dollarë. Operacioni i koduar "Çeku 1 milion" vuri në pranga Edmond Temalin 41 vjeç, Nesti Rakaj 34 vjeç, Zaim Bajrami 33 vjeç, Isli Barjami 57 vjeç dhe Havzi Zeneli të tre nga Maqedonia.
Shtuar më 06/11/2010, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori