Çekia mirëpret kompromisin mes qeverisë shqiptare dhe CEZ
Pëlqej
Ambasada çeke reagon lidhur me deklaratat e fundit politike lidhur me marrëveshjen e fundit të CEZ me qeverinë shqiptare. Përmes një deklarate për mediat ambasada shprehet se vendi që përfaqëson e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë Çeke CEZ, a.s., Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se Qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin për mediat.

Në vijim, “Republika Çeke mirëpret arritjen e marrëveshjes mes palëve dhe miratimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë më 31 Korrik 2014. Republika Çeke e konsideron marrëveshjen si një kompromis mbi kërkesat legjitime të palëve që rezultoi nga negociata të gjata”.

Republika Çeke vlerëson asistencën e dhënë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lehtësimin e negociatave ndërmjet palëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm në drejtim të të dyja palëve nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar për një zgjidhje të mosmarrëveshjes jashtë gjykatës”, përfundon deklarata.
Shtuar më 11/08/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori