Ceka: Po përgatisin si ta japin PPP Butrintin
Arkeologu Neritan Ceka mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Arena” në RTV Ora ku zbuloi skandalin se qeveria po përgatitet ta japë me PPP, Butrintin.

Ceka u shpreh se drejtori shkon nga Tirana për të punuar në Butrint.

"Ky ka shkuar për të shitur Butrintin. Shkon e vjen me makinë. Merr një rroga nja 400 mijë lekë dhe shkon për sakrificë në Butrint. Atje kemi dy arkeologe që janë pa punë. Rrinë në Butrint. Paguhen dhe nuk bëjnë asgjë. Kemi depozitë kur ishte Auroni dhe ai vendosi që një pjesë e depozitave të depozitoheshin në arkën e Butrintit për t'u ri investuar dhe ato ri investohen vetëm për të prerë barishtet. Këta po përgatisin si ta japin PPP Butrintin. që ka vetëm nga biletat 1 milion euro në vit. Mund të mbajë gjithë kulturën dhe të mbajë edhe teatrin. Për të mos përmendur pastaj po të fusim me të njëjtin efikasitet edhe Apolloninë. Po ju them qyfyret e kësaj qeverie", tha Ceka.

Shtuar më 25/07/2019, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori