Çdo vit në Shqipëri vdesin 3300 persona nga duhanpirja
Në prag të Ditës Botërore pa Duhan, Instituti i Shëndetit Publik publikon të dhëna të larta sa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet që shkakton duhani. Sipas të dhënave në Shqipëri vdesin 3300 persona çdo ditë.

Ndërkaq, vëmendja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014 është përqendruar te rritja e taksave të duhanit, si një mënyrë kjo që çon në uljen e konsumit të tij e duke shpëtuar në këtë mënyrë jetë njerëzish.


"Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës që ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnë. Gjithashtu ka një ndikim në pengimin e ishduhanpirësve që ta rifillojnë dhe redukton numrin e cigareve të konsumuara. Mesatarisht, nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhuralarta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kjo pasi njerëzit me të ardhura më të ulëta janë më të ndjeshëm nga një rritje në çmim, duke penguar të rinjtë për të filluar të pinë duhan", shprehen specialistët e ISHP-së per GSH.

Në botë duhanpirja vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori