Ēdo shqiptar mban mbi shpinė 2 700 dollarė borxh
Ministria e Financave ka publikuar sė fundmi treguesit e Borxhit Publik pėr gjashtėmujorin e kėtij viti, nė tė cilat pasqyrohet njė rritje nominale krahasuar me fundin e vitit tė shkuar.

Nė fund tė vitit tė shkuar, Borxhi Publik i Shqipėrisė ishte rreth 772.8 miliardė lekė ose rreth 28.4 miliardė lekė mė i vogėl krahasuar me treguesit e fundit tė qershorit 2012, sipas sė cilės borxhi ka arritur nė 801.2 miliardė lekė, shkruan Gazeta Shekulli.

Kjo ėshtė edhe diferenca e shkaktuar nga rritja nominale e Borxhit Publik gjatė periudhės janar-qershor pėr shkak tė huamarrjes sė jashtme dhe tė brendshme tė qeverisė pėr tė financuar projekte tė ndryshme por edhe pėr tė financuar deficitin buxhetor.

Nėse do tė pėrpiqemi qė kėtė borxh ta shpėrndajmė pėr ēdo shqiptar, pėrllogaritet qė secili tė ketė detyrimin pėr tė shlyer njė shumė prej rreth 2 700 dollarė.

Por si ka vijuar ecuria e borxhit pėr individė krahasuar me fundin e vitit tė shkuar? Pėr gjashtė muaj me radhė, pėr shkak tė huave tė marra nga qeveria, Borxhi Publik u rrit nė vlerė nominale me rreth 28.4 miliardė lekė ose rreth 260 milionė dollarė. E pėrpjesėtuar me numrin total tė popullsisė, pėrllogaritet qė vetėm gjatė gjashtė muajve tė parė tė kėtij viti, stoku i borxhit pėr secilin shqiptar tė jetė rritur me 10 mijė lekė krahasuar me atė tė trashėguar nga vitet e mėparshme.

Por, pavarėsisht rritjes nominale nė gjashtė muaj, Ministria e Financave deklaron se Borxhi Publik mbetet nėn limitin 60 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto duke qėndruar nė 58.8 pėr qind. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2012, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?