Çdo ditë një e re, Rama bën paradë maskash: I qep vetë! (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama prej datës 15 tetor në Shqipëri vendosi të gjobisë të gjithë qytetarët të cilët dalin pa maskë në rrugë dhe ambiente publike.

Gjithashtu ai është treguar i kujdesshëm duke e përdorur edhe vetë maskën, e cila ndryshon nga dita në ditë.

Si një njeri i artit, kryeministri Rama i cili deklaroi se i qep dhe i bën vetë maskat në shtëpi, ka ndërruar disa herë maskën, nga e zezë fare në të zezë me trëndafil, ndërsa së fundmi është parë të provojë maska shumëngjyrëshe.

"Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lekë.

Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili.

Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë".-tha Rama.

Shtuar më 22/10/2020, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori