"Çdo banesë e dëmtuar do ndërtohet", Rama premton trajtim finaciar për të afërmit e viktimave
Kryeministri Edi Rama tha sot në mbledhjen e qeverisë se janë 50 qytetarë që janë ndarë nga jeta si rezultat i tërmetit dhe se operacionet e kërkim-shpëtimi kanë përfunduar, ndërsa theksoi se 8 shkolla janë të dëmtuara nga tërmeti.

“1192 banesa janë me dëmtime serioze, ndërsa 265 pallate kërkojnë vlerësim. Në vend do të mbërrijnë ekipe të tjera të huaja për ti ardhur në ndihmë forcave shqiptare për verifikimin e banesavë dhe inspektimin e godinave në mënyrë që rezultati i qëndrueshmërisë të merret sa më shpejt. Qeveria nuk do të mbulojë shërbimet e hoteleve pa kontratë, por çdo banesë e dëmtuar nga tërmeti do të ndërtohet. Në Durrës 19 ndërtesa janë vlerësuar të ndërtuara tërësisht, 12 prej tyre do të prishen”, tha Rama.

Ai vlerësoi më tej edhe shërbimin e urgjencës si të standarteve më të mira ndërkombëtare. Rama shtoi se me trupat franceze dhe trupat italiane janë vendosur tani urat e komunikimit dhe shumë shpejt do të nisë dhe bashkëpunimi.

“AKU ka një rol kyç, por edhe shumë të vështirë, duhet një angazhim që të garantohen ushqime të shëndetshme, disa prej të cilave janë të bllokuara sepse nuk janë të domodoshme në këto momente”, tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se sot vendi ka problemin e inerteve të cilat sipas tij duhet të përdoren për të krijuar zona ekologjike, nuk mund të hidhen në lumë apo në det.

Rama konfirmon se sot do të kalohet vendimi për vendosjen e kontratave me hotelet që kanë sistemuar persona të prekur nga tërmetet. Kreu i qeverisë thekson se këta nuk duhet të trajtohen nga pronarët e këtyre hoteleve si ‘’turistë, por si pacient뒒 dhe nuk do të pranohen faturat abuzive.

Dëmet më të mëdha janë shfaqur te Ura e Dajlanit në Durrës, rruga ‘Aleksandër Goga’, Thumanë, Bubq, Ishëm. Në Tiranë janë 1192 individuale që kanë dëmtime serioze, dhe 265 pallate që kërkojnë rivlerësim. 8 shkolla janë të dëmtuara, një qendër shëndetësore, në drejtim të infrasturktuës publike për shkolla dhe çerdhet do të kryhet vlerësime në mënyrë maksimale.

Programi i rindërtimit është për ata që kanë humbur shtëpitë. Flas dhe për familje të varfra që janë subjekt i organizatave humanitare edhe këto familje, nuk mund të futen nga familjet e prekura nga tërmeti, për ata që nuk kanë dëme të mëtejshme, i kemi fotografuar.

Ajo që do të miratojmë sot është miratimi i kontratave me strukturat hoteliere, Nuk do të pranojmë që të vijnë të na kërkojnë fatura në rrugë informale, por dhe formale që nuk kanë lidhje me këtë proçes. Ata që kanë shkuar në hotele, nuk janë turistë, por pacient뒒, tha Rama.
Shtuar më 30/11/2019, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori