Cavusoglu: Topi, i pari qe zbatoi rezoluten e KiE-se
Albeu.com
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Cavusoglu ka vlerësuar rolin e kreut shqiptar Bamir Topi në mbajtjen e tryezës politike mes mazhorancës dhe opozitës, duke theksuar se ai është njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar dhe miratuar rezolutën e Asamblesë.
Kështu thuhet ne deklaratën e Presidencës pas takimit mes kreut të shtetit Topi dhe delegacionit të KiE.
Në njoftim thuhet se në takim, kreu i shtetit bëri një panoramë të gjendjes politike, por përqendrimin kryesor kjo bisedë mes personaliteteve të larta e pati në zhvillimin e tryezës politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Lidhur me këtë, Presidenti Topi vuri në dukje dhe vlerësoi vullnetin politik të palëve për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive që do i shërbente jo vetëm përmirësimit të klimës politike në vend, por në radhë të parë konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe të imazhit të jetës institucionale në Shqipëri, po ashtu dhe interesave madhorë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i Shtetit theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke përdorur të gjithë mekanizmat kushtetuese dhe institucionale për arritjen e një rezultatit pozitiv. Presidenti Topi vuri në dukje gjithashtu se gjatë takimeve dhe diskutimeve në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Më pas Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.
Shtuar më 22/02/2010, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori