Kontrolli i lartë i shtetit ka ngritur një grup
kontrolli për të verifikuar të gjithë
proçedurën e realizuar për punimet e
kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional
rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problematike të shfaqur në fshatin Borsh.
Një ekip ka nisur
verifikimin e proçedurave të
kryera nga ana e Autoritetit
Rrugor Shqiptar.
Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë
proçedurën përkatëse si dhe
verifikimin fizik të punimeve të
kryera në të.
Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat të disa akseve rrugore në vënd .
Rruga e shëmbur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania Salillari sh.p.k.
Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka botërore.
Shtuar më 11/01/2021,
ora 14:03