Jo vetëm viktima e terror, por edhe një emergjencë humanitare. Pasojat e lëna nga tërmeti i 26 nëntorit janë serioze. Kjo konfirmohet nga “
Caritas Europa”, sipas të cilës,
situata në Shqipëri është edhe më e keqe nga sa mendohej, me një numër të madh njerëzish që kanë mbetur të pastrehë.
Nga
situata në
Durrës, ku qyteti është braktisur nga frika se pallatet e shkatërruara nuk mund të përballojnë pasgoditjet e
tërmetit, te njerëzit që kërkojnë të qëndrojnë në tenda pranë shtëpive, nga rreziku i vjedhjeve.
Në raportin e përditësuar, “
Caritas” thekson se zona si Mamurrasi po vuajnë furnizimin me ujë, komuniteti rom ka qenë mjaft i prekur në disa zona, ku edhe përpara
tërmetit jetonin në kushte të vështira dhe që vazhdojnë të mos mbështeten nga autoritetet lokale.
Në organizimin për shpërndarjen e ndihmave, në
Durrës, Thumanë dhe në tetë prej fshatrave të prekur, “
Caritas” ka evidentuar se nevojat më emergjente lidhen me strehimin, higjienën, dyshekët dhe batanijet, por edhe me suportin psikologjik, mbi të gjitha për fëmijët.
Ky vlerësim i nevojave vijon në zonat e prekura nga tërmeti, e që ende nuk kanë marrë asnjë mbështetje.
Shtuar më 30/11/2019,
ora 16:16