CARDS, BE: Shqipëria e paaftë të pëfitonte grante
Albeu.com
Shqipëria nuk ka përfituar pothuaj asgjë nga projektet e programit CARDS (Programet e Asistencës së Komunitetit Europian për Rindërtimin, Zhvillimin dhe Stabilizimin) krahasuar me vendet e tjera të rajonit.Në këtë konkluzion ka dalë raporti i CARDS për vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se shkak janë bërë kapacitetet e dobëta për t’i menaxhuar dhe zbatuar projektet.

Në raportin e auditit theksohet se Shqipëria pati një pjesëmarrje sporadike në projektet të programit CARDS, kurse vendet e tjera si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, kishin siguruar mbështetje nga programet e mëparshme.

Raporti thekson se në vendin tonë, pjesa më e madhe e granteve u përqëndrua në sektorin e drejtësisë dhe të gjyqësorit.

Megjithatë, puna ka caluar edhe në këta sektorë. Vetëm pak milion euro u shpenzuan për furnizimin me energji dhe nismat e reja në siguri.

Raporti thekson rëndësinë e projekteve në fushën e ndërtimit të institucioneve, reformën e adminustratës publike, reformën e qeverisjes lokale, konsolidimin e rregullit dhe ligjit ndaj shumë fonde janë akorduar për këtë qëllim. Pas vitit 2002, programet e agjencisë u përqëndruan më shumë te ndërtimi i institucioneve.
Shtuar më 05/10/2007, ora 11:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori