Çardaku hedh poshtë akuzat për manipulim provash: Ashklat i gjeta në kemishë
Eksperti Ndoc Çardaku i cili ka kryer ekspertizën për ngjarjen e 21 janarit ka hedhur poshtë akuzat e
Prokurorisë dhe opozitës për manipulim të provave. I ftuan në studion e News 24 ai është shprehur se ishte befasuar nga apelimi i Prokurorisë së Tiranës drejtuar gjykatës së apelit.



“Unë jam i befasuar kur u njoha me apelimin e Prokurorisë së Tiranës drejtuar gjykatës së apelit ku unë rezultoj me emër dhe mbiemër për manipulimin e provave. Kjo është një nga gjërat më të rënda që mund ti bëhet jo vetëm një eksperti por cdo personi publik. Rrethimi i vendit të ngjarjes dhe izolimi i saj bëhet deri në momentin që grupi i hetimit të vijë në vendin e ngjarjes. Në këto kushte, një ekspert qe manipulon provat nuk meriton të jetë ekspert. Pretendimi i akuzues në këtë rast është një flluskë në tymnaje dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Ekspertët e institutit të policise shkencore vihen në veprim për të ekzaminuar një provë materiale me një vendim të ardhur nga organi i gjykatës, prokurorisë dhe që në atë moment eksperti vihet në veprim për ekzaminimin e provës. Pa dyshim që ngjarja e 21 janarit ka qenë ngjarje e rënd. Te të tëra ngjarjet e rënda në shkallë republike ne marrim pjesë ne vendin e ngjarjes si ekspertë të kualifikuar. Në rastin konkret kanë ardhur vendimet nga këta dy oficerë dhe unë si shef sektori ngrita një grup punë dhe kam ekzaminuar rrobat e viktimave. Në rastet e përditshme të provave materiale që vijnë nga vendi i ngjarjes organi i hetimit drejton pyetjet ekspertëve që duhet ti japin përgjigjie ekspertëve. Në rastin konkret atë ditë në vendimi për ekzaminimin e rrobave ka ardhur vetëm një pyetje. A ka depozitime të faktorëve plotësuese të qitjes? Vetëm kjo pyetje ka ardhur pyetja nga prokuroria. Unë kam komunikuar në telefon me prokurorin që drejtonte hetimin dhe i kam sugjeruar se në një ngjarje të tillë ku mund të përdoren mjetë prerëse, këto mjete shkaktojnë dëmtim në rroba. Ne kuptojmë se në një ekzaminim i rrobave nga vendi i ngjarjes mund të kenë mikroprova. Dhe në të tëra rastet i përshkruajmë në aktin e ekspertimit dhe ia dërgojmë sëbashku me provat materiale Prokurorisë. Një natë më parë u debatua nëse ka depozitim apo jo. Që ti japësh përgjigjie kësaj pyetje duhet që provat ti kalosh në skaner. Në rastin konkret duke shikuar rrobat në mikroskop të të ndjerit Ziver Veizi janë parë dy ashkla të vogla. Janë ekzaminuar rrobat dhe janë nxjerrë ashklat dhe janë vënë në dispozicion të organit të Prokurorisë", u shpreh eksperti.
Shtuar më 19/02/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori