Çantat plot me drogë, si u kapën dy të rinjtë shqiptarë në Greqi
Pëlqej
Dy shqiptarë janë vënë në pranga në shtetin grek pasi janë kapur me 46 kg drogë.

Policia greke ka kapur 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë.

Sipas të dhënave janë arrestuar edhe dy shqiptarë.

pranga kanë përfunduar shtetasit Martin Buzi, 23 vjeç nga Fieri dhe Sabri Mema, 25 vjeç nga Berati.

Dy të rinjtë po transportonin më këmbë dy çanta me 23 pako që përmbanin 46 kg 140 gram marijuanë gjithsej. Po kështu u sekuestruan dhe 4 celularë. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2018, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori