Cannon -Gjoshës: Shqipëria ka shumë sfida përpara
Shqipëria ka shumë sfida përpara, por njëkohësisht ka edhe avantazhet e saj përgjate rrugës së Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh gjatë takimit që ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Cannon zhvilloi sot me ministren e Integrimit Evropian Klajda Gjosha të cilës më parë i uroi edhe për detyrën e re. Ai shprehu angazhimin e vendit të tij pro zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ndërsa Ministrja Gjosha vlerësoi partneritetin e mirë që ekziston mes dy vendeve dhe shprehu interesin për të thelluar më tej marrëdhëniet me anë të shkëmbimit të vizitave në nivele të larta, të cilat do të kontribuonin në zgjerimin e bashkëpunimit. Ajo e bëri me dije Ambasadorin mbi disa objektiva afatshkurtra të axhendës së ngjeshur të saj dhe Ministrisë që ajo drejton për të përmbushur hapat e rëndësishëm për qëllimin e gjithë Shqiptarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori