Cani siguron qytetarët: Nuk ka ulje pagash dhe pensionesh
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot në Kuvend se nuk do të ketë ulje pagash dhe pensionesh. Duke sqaruar disa pika të marrëveshjes së huasë që Shqipëria po merr nga FMN, Cani tha se nuk do të ketë rritje taksash.

"1: Nuk ka marrëveshje për këtë hua dhe kërkojmë miratimin e Kuvendit për është në dorën tuaj të çomi nëse doni apo nuk doni ti njiheni instrumentet e rinj që dita ditës dolin në skelën dhe është detyrim ynë ti njohim dhe ti përdorim.
2: Nuk ka fshehtësi, nuk ka terr, ju kemi dhënë dokumentet, atë që këkton huaja për t’ju lënë të qetë në mendimin tuaj. Kërkesa jonë është të mos u mundoni të spekuloni dhe terrorizoni shiqptarët.
3: Nuk do të rriten taskat, nuk do të ulen pagat, nuk do të ulen pensionet, ne të kundërtën në 1 janar 2014 indirekt dhe direkt secili shqiptar, kanë futur në shtëpinë e tyre shtesën në pagën e tyre,
4: Kushtet e huasë nuk janë më të mirat, janë shumë herë më të mira, janë 7 herë më të mira nga kushtet e huaja që jua keni marrë.
5: Borxhet juaj të fshira kriminalisht do të paguhet nga kjo hua. Janë pagur deti tani 120 milionë dollarë.
6: Do të merret me këtë hua në 36 muaj, 295 milon SDR, para të FMN-së, apo afërsisht 330 milionë euro. Por kjo paket shoqërohet me një tjetër paket nga BB si dhe me një grant nga BE, së bashku në 3 vitet bëhet fjalë për 1 miliardë euro. Por ekonomia nuk do ta bazohet vetëm tek huaja, sic bëhet ju, ne do të rrisin ekonominë e vendit.
7: Ne kemi realizuar në 6 muaj të ardhura në 150 milionë dollarë më shumë se çkeni realizuar ju në kohën përkatëse. Nëse kjo ju duket mosrealizim është në gjykimin tuaj." u shpreh Cani gjatë fjalës së tij.

Ndërsa deputeti Demokrat Sherefedin Shehu akuzoi qeverinë se e ka mbajtur të fshehur marrëveshjen me FMN-në. Sipas tij, qeveria ka vënë taskë edhe për lëvizjen në kufi. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2014, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori