Çani rrëfen gjendjen në Sanatorium: Ishte skandal, mjekët nuk pranonin më pacientë
Gazetari i njohur, Arian Çani ka folur mbrëmjen e djeshme në "Zonë e lirë" në lidhje me kapacitet që kanë spitalet shqiptare për pacientët e COVID-19.

Ai është shprehur se ka qenë te Sanatoriumi dhe atje ka parë një skandal të vërtetë. Çani tregon se në spital refuzoheshin ambulancat dhe mjeku kërkonte që mos të sillnin më pacientë.

Çani tha:

Dje isha tek Senatoriumi, nuk dola nga makina. Më thanë nuk ka vende dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca. Kishte ambulanca të tjera që refuzoheshin, dje ka qenë skandal. Mjeku kishte thënë ‘stop, mos më sillni më pacientë se nuk kam ku i fus’. Nuk ka nevojë për dëshmitarë, isha vet. Rama ka vendosur dhe tha s’ka më karantinë, apo do ta mbylli? Se thonë që në 15 dhjetor do mbyllemi prapë.

Shtuar më 21/11/2020, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori