Çani për çitjanet e Ramës: Ai deshi të thotë se “unë nuk kam vetëm ashtu brenda”
Pëlqej
Gazetari Arian Çani përvec deklaratës së Lu-së, gjithashtu ka komentuar në News 24, edhe veshjen e kryeministrit Edi Rama në Fier me çitjane, duke lexuar domethënien sipas tij, të kësaj veshje.

“Unë atë veshje e shoh sikur Rama do të thotë se "unë brenda kam edhe dosjen e Tahirit". Do të thoshte se "unë nuk kam vetëm ashtu, unë i mbaj të gjitha brenda". Është dosja Tahiri është dosja e këtyre kryebashkiakëve të shkretë. Këta të shkretë janë. Ti mendon që në këtë vend ka peshq të vegjël që bëjnë gjëra pa porosinë e peshkut të madh. Këta janë të gjithë viktima. Ne u kemi thënë edhe në tavolinë, mos u përdorni se do digjeni keq”, tha Çani.

Duke iu referuar çështjes “Tahiri”, Çani tha se ai u dogj pasi ishte pretendent për kreun e PS-së nëse Rama largohej.

“Ja si i ndodhi Saimir Tahirit. Kush do ishte pretendenti pas Edi Ramës për kryetar partie? A ishte Tahiri një pretendent i fuqishëm për drejtimin e partisë, bashkë me kryetarin e bashkisë”, tha Çani.
Shtuar më 07/11/2017, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori