Cani parashikon rritje ekonomike 1.3%
Për ministrin e Financave Shkëlqim Cani situata ekononomike në vend është mjaft e rëndë. Duke folur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku po shqyrtohet akti normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013″, ministri Cani u shpreh se rritja ekonomike për këtë vit shkon në rreth 1.2 % dhe jo në 3 përqind siç është deklaruar më herët.


“Akti normativ vjen me ulje të të ardhurave, me rritje defiçiti dhe për pasojë edhe rritje borxhi. Buxheti reflekton një situatë të pakëndshme, shkurtohen me 38.8 miliardë lekë të ardhurat e këtij viti. Kemi më pak se të ardhurat nominale të vitit 2010. Gjendja në thesar është keq dhe 9 miliardë lekë në pritje për t’u bërë pagesat. Ftoj deputetët e opozitës të jenë pjesë e procesit, ështënjë borxh që qeveria u ka bizneseve. Nuk është hera e parë që jemi në situatë të tillë edhe në 1997 ishte një situatë e vështirë ” është shprehur Cani.


Sipas tij nëse nuk do të kemi shkurtime të shpenzimeve, defiçiti dhe borxhi do të rriten dhe fundi i këtij viti do ta gjejë vendin me një borxh prej 69 %. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2013, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori