Çani e Vasili rrëfejnë "vuajtjet" kur intervistojnë Ramën
Teksa gatuanin në emisionin “Kush vjen për drekë”, gazetarët Arjan Çani dhe Eni Vasili nuk i kanë shpëtuar pyetjeve nga polika.

Moderatorja Arjola Shehu i pyeti për politikanin më të vështirë për t’u intervistuar. Gazetarët Vasili dhe Çani kanë qenë në një mendje dhe të dy kanë thënë emrin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama ka karakter ndryshe nga të tjerët, është arrogant dhe mezi pret të bësh një gabim.

“Unë jam dakort me Enin, Rama është i vështirë, por jo me çdo njeri ai sillet njëlloj. Eni është më afër politikës, nsërsa me mua ai ka një tjetër raport”, u shpreh Çani. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori