Gazetari Arian Çani është shprehur se sipas tij
deklarata e Lu-së ishte
fyese, pasi deklarohet që ne i dimë kush janë peshqit e mëdhenj, por do ti kapim në janar.
“
Deklarata e ambasadorit është shumë
fyese për shqiptarët. Si mund të thotë dikush që ne i dimë por nuk i kapim, që këtu ka mbaruar gjithçka. Kjo gjë as në një vend më të fundit të Afrikës nuk mund të ndodh”,-ishte kjo
deklarata e Çanit në News24.
Më tej ai tha: Unë po hedh një tezë. Drejtësia që është e amerikanëve do të jetë e varur nga dikush. Amerikanët do të bashkëpunojnë me dikë në këtë vend. Ata do të punojnë me qeverinë e fundit. Katër janë peshqit e mëdhenj. Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha. Në qoftë se në janar nuk bie ndonjë nga këta peshq, nuk ka më drejtësi. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017,
ora 21:39