Cane shfaq probleme me zemrën dhe depresionin
Pëlqej
Agron Cane, ish-sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i arrestuar për favore seksuale ka shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi ka pasur tensionin e lartë por sipas mjekeve ai vuan edhe nga depresioni.

Cane u arrestua më 16 gusht, pasi kërkoi nga një grua që t’i jepte vajzën 14-vjeçare për seks, në këmbim të një vendi pune. Mbi të rëndon akuza e “ngacmimit seksual ndaj të miturve”, si dhe” ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune”./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori