Çan kordonin e policisë, Stresi e babai i tij në protestën kundër Xhafajt (VIDEO)
Pëlqej
Në këto momente tek ministria e Brendshme po zhvillohet një protestë për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt pas akuzave për vëllanë e tij të dënuar me 7 vite burg në Itali.

protestën e sotme janë dy njerëz shumë të njohur të cilët njihen për besnikërinë ndaj Partisë Demokratike.

Ata janë këngëtari i njohur Stresi dhe babi i tij, Sali Lushaj, ish-truproja e Berishës.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku janë përdorur dhe vezë të cilat janë gjuajtur drejt Ministrisë së Brendshme. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori