Cërvenkovski: Së shpejti vendimi për Kosovën
Albeu.com
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka paralajmëruar të enjten në Bruksel se shteti i tij së shpejti mund të marrë vendimin lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.Ai ka bërë këto komente pas takimit me komisionerin evropian për Zgjerim, Olli Rehn.

"Ne kemi diskutuar për raportet për Kosovën. Mendoj se ka kaluar koha e debateve dhe analizave rreth Kosovës dhe ka ardhur koha e vendimeve", ka thënë Cërvenkovski.

Ai tha se vendimi është në interes të qeverisë së Maqedonisë dhe se pret që qeveria ta marrë së shpejti atë. (rel)
Shtuar më 02/10/2008, ora 20:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori