Cërvenkovski refuzon propozimin e ri për emrin
Albeu.com
Presidenti Branko Crvenkovski ka hedhur poshtë pakon e fundit të ofruar nga ndërmjetësi Metju Nimic për zgjidhjen e kontestit te emrit.Këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht pas takimit që ka zhvilluar sot me ambasadorin Nikolla Dimitrov i cili e ka njoftuar në detaje presidentin rreth pakos së fundit të ndërmjetësit Nimic.
"Vlerësimet e para janë se pa ndryshime serioze kjo pako idesh nuk mund të paraqet bazë për negociatat e mëtejme dhe për tejkalim përfundimtar të kontestit" thuhet në njoftimin nga kabineti I presidentit Crvenkovski.
Me qëllim që të ndërtohet qëndrim unik presidenti Crvenkovski për javën e ardhshme ka thirrur një takim të kreut shtetëror për të biseduar rreth kësaj çështje. Qeveria dhe kryeministri Gruevski për momentin ende nuk janë shprehur rreth propozimit të fundit të ndërmjetësit Nimic. Jo zyrtarisht bëhet fjale për propozimin "Republika veriore e Maqedonisë" dhe kontestuese për palën maqedonase mbeten emërimi i gjuhës dhe kombit maqedonas.
Shtuar më 11/10/2008, ora 01:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori