Cërvenkovski: Maqedonia është kundër ideve për ndarjen e mundshme të Kosov
Albeu.com
Idetë e këtilla do të nxisnin hartimin e kufijve të ri në bazë të parimeve etnike në Ballkan, dhe, kjo do të paraqiste rrezik serioz për mbarë rajonin. Ky është qëndrimi më i ri i kreut shtetëror maqedonas.Ndarja e Kosovës do të ishte opsioni më i keq, jo vetëm për kosovarët, por edhe për qytetarët e Maqedonisë. Idetë e këtilla do të nxisnin hartimin e kufijve të ri në bazë të parimeve etnike në Ballkan, dhe, kjo do të paraqiste rrezik serioz për mbarë rajonin. Ky është qëndrimi më i ri i kreut shtetëror maqedonas, i cili duke vlerësuar gjendjen aktuale, thekson omosdonë për një mobilizim më të fuqishëm politik në vend, për të penguar idetë e ndarjeve të reja territoriale.
“Idetë për ndarje të Kosovës janë zgjidhje më e keqe, si për territorin e Kosovës ashtu edhe për rajonin në përgjithësi. Kjo do të thotë se do të fillojë hartimi i kufijve në bazë të parimit etnik. Me këtë strukturat e shumta radikale, të cilat pa dyshim ekzistojnë në të gjitha shtetet, mund të motivohen dhe nxiten për t’u aktivizuar. Për këtë shkak, mendoj se Maqedonia duhet të ketë qëndrim të qartë dhe preciz, në atë masë sa mund të ndikojë në kundërshtimin e zgjidhjeve të tilla për Kosovën”, ka thënë Cërvenkovski.

Nga droja e hedhjes se ideve për ndarje në baza etnike, presidenti Cërvenkovski për javën e ardhshme ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Maqedoni.

Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë duke përsëritur mbështetjen vetëm ndaj Planit të Ahtisaarit, nuk i ka komentuar idetë për ndarjen e mundshme të Kosovës.


“Republika e Maqedonisë e ka pranuar Planin e Ahtisaarit, posaçërisht principet që përmban ky plan. Ai paraqet bazë të mirë për zgjidhjen e statusit te Kosovës. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë edhe më tutje ”, ka thënë zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë Ivica Bocevski
.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë, autoritetet maqedonase e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë në vend dhe përreth kufirit me Kosovën. (rtk)
Shtuar më 19/08/2007, ora 16:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori