Cërvenkovski: LSDM dhe PDSH pranuan propozimet
Albeu.com
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski deklaroi se dy partitë opozitare LSDM dhe PDSH kanë pranuar propozimin e tij për tejkalimin e krizës politike në vend.Sipas një komunikate, LSDM dhe PDSH kthehen në Parlament, në kuadër Bashkësisë së Njësive të Vetadministrimit Lokal (BNJVL) dhe vendosin bashkëpunim normal me të gjitha institucionet shtetërore.

Në përputhje me këtë, presidenti Branko Cërvenkovski tw shtunwn nënshkroi vendimin për faljen e kryetarit të komunës së Strumicës dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët gjenden në paraburgim të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Presidenti Cërvenkovski gjithashtu nuk do të dekretojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ligjin për lobim, për marrëdhënie pune, për eksproprim, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë.

Njoftimin me shkrim për këtë vendim presidenti Cërvenkovski të hënën do t`ia dorëzojë kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Lidhur me mbledhjen e sw premtes dhe rimiratimin e disa ligjeve, presidenti Cërvenkovski vlerësoi se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të normave kushtetuese dhe ligjore, sepse siç thuhet një procedurë e tillë është e mundshme pas njoftimit me shkrim nga ana e Presidentit të shtetit në adresë të presidentit të Parlamentit, një procedurë që nuk është respektuar nga mazhoranca.

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski i bëri thirrje kryeministrit dhe liderit të partisë më të madhe, Nikolla Gruevski që t`i shohë të gjitha pasojat e dëmshme nga aplikimi i politikave të tilla. (INA)
Shtuar më 03/08/2008, ora 15:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori