Cërvenkovski kërcënon Menduh Thaçin, Thaçi kunderpergjigjet
Albeu.com
Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski, ka kërcënuar zv/kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Cërvenkovski, kërcënimet i ka bërë gjatë një takimi me drejtorin e Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë, Kire Naumov, dhe me një përfaqësues të lartë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të Maqedonisë.Lajmin për kërcënimet e ka konfirmuar edhe vet zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka mohuar të tregojë detajet, por ka shtuar se këto do të publikohen se shpejti, atëherë kur të vije koha.

Sipas të përditshmes në gjuhën shqipe “Koha”, në takimin e Cërvenkovskit me Naumovin, presidenti mes tjerash u ka thënë dy "mysafirëve" të vet t`i përcjellin Thaçit se do ta shkatërrojë atë, familjen e tij, madje edhe macet dhe qentë e tij.
Këtë po ashtu e ka konfirmuar edhe Thaçi, i cili sa i përket kërcënimeve për familjen e tij, rikujton presidentin : "Me sa e di unë, ai ka vetëm një djalë, ndërsa familja ime numëron 100 djelmosha".

Për rastin janë njoftuar edhe përfaqësues ndërkombëtar në Maqedoni, të cilët për ta vërtetuar saktësinë e këtyre informatave, kanë kontaktuar palët e involvuara. Me këtë rast, kabineti i Presidenti nuk ka dhënë prononcim rreth rastit, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do të reagojnë pasi të deklarohet vet Menduh Thaçi.
Shtuar më 14/03/2007, ora 18:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori