Cërvenkovski i trishtuar; thirrje partive politike për maturi në fushatë
Albeu.com
Kreu i shtetit maqedonas Branko Cërvenkovski u ka bërë krerëve të partive politike që të tregohen të matur gjatë fushatës elektorale në mënyrë që të ketë zgjedhje sa më të lira dhe demokratike.Gjatë një conference për shtyp, Cërvenkovski u shpreh se “Çdo shmangie nga këto kërkesa dhe atmosfera e qetë gjatë kësaj periudhe do të ishte një katastrofë e vërtetë për aspiratat dhe të ardhmen e vendit tonë”. Sipas tij, "Maqedonia duhet që patjetër të përshpejtojë hapin në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Koncepti i integrimit hap perspektivat, garanton stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik”. (start)
Shtuar më 11/05/2008, ora 01:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori