Cërvenkovski i kërkon mejdan Gruevskit
Albeu.com
Do te kthehem ne LSDM për t’u ballafaquar me Gruevskin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka deklaruar Cërvenkovski i cili edhe njëherë ka konfirmuar se nuk do të garojë për mandat të dytë për president shteti.Cërvenkovski nuk ka saktësuar se në çfarë pozite do të kthehet në LSDM si kryetar i kësaj partie apo do të marrë ndonjë funksion tjetër.

“Është e saktë dhe atë publikisht e kam deklaruar se pas përfundimit të mandatit tim presidencial do të kthehem dhe do të jem aktiv në LSDM , do të jap gjithçka nga vetja që partia të konsolidohet, ta afirmoj politikën e saj dhe të dështojë kjo politik humbëse sipas meje që zbaton partia në pushtet. Këtë as që e kushtëzoj me çfarë do funksioni në radhët e LSDM. Nuk e kushtëzoj angazhimin tim vetëm nga pozicioni apo funksioni i caktuar në parti”, tha sot Presidenti Cërvenkovski.

“Kthimi i opozitës në Parlament ka qenë arsyeja e vetme pse nuk dekretova ligjet dhe fala kryetarin e Komunës së Strumicës Zoran Zaev”, ka deklaruar presidenti Branko Cërvenkovki duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta që në adresë të tij derisa ishte në pushim i drejtoi kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij. Ai e pyeti Gruevskin pse ai dhe askush tjetër nuk propozoi mënyrë tjetër për zgjidhjen e situatës politike në të cilën gjendej vendi.

“Pse Gruevski si kryeministër dhe më përgjegjës për situatat në shtet nuk ngriti kurrfarë iniciative, nuk dha së paku edhe një propozim të pasuksesshëm, nuk tregoi as edhe një brengë për situatat e tilla. Në cilin shtet demokratik, e aq më shumë në një shtet kandidat për anëtarësim në NATO dhe BE në periudhë të qeveris teknike dhe në mungesë totale të opozitës në parlament miraton qindra ligje dhe pjesën më të madhe të tyre pa asnjë procedurë paraprake dhe me procedurë të përshpejtuar? A është kjo porosi për kthim apo e kundërta për largim të përhershëm të opozitës nga parlamenti dhe institucionet tjera?”, pyeti Presidenti.

Cërvenkovski tha se vendimi për faljen e Zaevit ka qenë një nga vendimet më të vështira që ka marrë gjatë mandatit të tij si President. Edhe pse kjo është e drejtë kushtetuese dhe legjitime tek unë, tha Cërvenkovski ka shtruar shumë dilema të mëdha morale dhe pyet Gruevskin nëse ai ndjen përgjegjësi morale për mënyrën e arrestimit të Zaevit dhe të tjerëve para mediave dhe fushatën mediale kundër tij.

“Zotëri Gruevski një ish - ministër nga radhët e VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve në vitin 1998 deklaroi: Tani kur përfundimisht e morëm qeverinë, askush nuk do të mund të na e marr dhe do të qeverisim në 100 vitet e ardhshme. Ju propozoj ngrohtësisht që edhe ju të mos hyni në një film të tillë, sepse të jeni të sigurt se edhe mandati juaj do të përfundoj ashtu si i atij të parit”, nënvizoi ai

Sa u përket kërkesave të shumta nga ana e të burgosurve për faljen e tyre të cilat i publikoi drejtori i burgut të Idrizovës, Cërvenkovski tha se Presidenti sipas Kushtetutës ka të drejtë të fal individë e jo grup njerëzish andaj i udhëzoi të burgosurit që kërkesat e tyre t'ia drejtojnë qeverisë pasi që ajo mund të bëjë falje kolektive përmes ligjit për amnisti.
Shtuar më 14/08/2008, ora 23:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori