Cërvenkovski firmos nesër ligjin për Gjuhën Shqipe
Albeu.com
Të mërkurën presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski do të firmosë dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili paraqet bazë juridike për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni.Firmosja gjatë ditës së nesërme ishte paralajmëruar, pas kthimit nga pushimet.

Mos-dekretimi i këtij ligje dhe një sërë ligjesh të tjerash, shkaktoi jo pak pakënaqësi në qarqet politiket në shtetin fqinj. Mazhoranca qeverisëse e akuzoi Presidentin, se po bënte lojë të dyfishtë duke shkelur Kushtetutën e vendit. Nga ana tjetër, partitë opozitare që kanë braktisur Parlamentin, kishte vënë kusht kthimin e tyre nëse këto ligje nuk do të dekretoheshin këto ligje.

PDSH ka paralajmëruar se do të dorëzonte një projektligj për Gjuhën Shqipe, projekt që do të dorëzohet me më 18 gusht, pas përfundimit të pushimeve vjetore. Zyrtarë të kësaj partie paralajmëruan se do t`i dorëzojnë propozim-ligjin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, me të cilin parashikohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sipas modelit të përdorimit të gjuhës serbe në Kosovë.
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori