Cërvenkovski fali Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij
Albeu.com
Presidenti Branko Cërvenkovski ka firmosur sot vendimin për faljen e kryetarit të Strumicës Zoran Zev dhe 5 bashkëpunëtorët e tij.Këtë hap e ka ndërmarë pasi është njoftuar LSDM-ja dhe PDSH-ja se pranojnë propozimet e tij për tejkalimin e krizës politike në vend. LSDM-ja dhe PDSH-ja kanë pranuar që të kthehen në punën e Kuvendit dhe të ndërprehet bojkoti i pjesëmarrjres së kryetarëve të komunave të LSDM-së në BNJVL dhe të vendosin bashkëpunim normal me të gjitha institucionet shtetërore.

Vendimi i Presidentit për faljen e Zaevit është mirëpritur nga LSDM-ja. Në komunikatën e kësaj partie thuhet se LSDM-ja e pranon propozimin e Presidentit Branko Cërvenkovski për kthimin në parlament dhe tejkalimin e krizës politike në vend. Me këtë rast LSDM-ja e pranon edhe vendimin për faljen e Zoran Zaevit, për tejkalimin e krizës parlamentare. LSDM ka dënuar procedurën për miratimin e sërishëm të ligjeve në seancën parlamentarë të 1 gushtit, duke e vlerësuar si jo-kushtetuese dhe joligjore.

Nga ana tjetër Presidenti Branko Cërvenkovski gjithashtu ka njoftuar për vendimin e tij zyrtar për mosdekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, Ligjit për lobim, Ligjit për marrëdhënie pune, Ligjit për shpronësim, Ligjit për energjetikë dhe Ligjit për avokaturë.

Me këtë vendim të tij, ai më 4 gusht do ta njoftojë kryetarin e Paralamentit Trajko Veljanovski.

Sa i përket rivotimit të djeshëm të ligjeve nga ana e Parlamentit, Presidenti Cërvenkovski vlerëson se bëhet fjalë për shkelje flagranet të normave ligjore dhe kushtetuese të vendit, vendimet e tilla të Kuvendit sipas Presidenit janë jolegjitime.

Ndërkohë kryeministri Gruevski në një intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë ka thënë se Kuvendi ishte i detyruar për të dytën herë të miratojë ligjet pasi sipas tij Presidenti Cërvenkovski ka manipuluar.

"Kuvendi ishte i detyruar për të dytën herë të miratojë ligjet sepse vërejtën se z.Cërvenkovski filloi të manipulojë me ligjet, t’i vë në treg ato për lojëra të ndryshme politike dhe kjo nuk është e lejuar. Unë e di se e ka të drejtën kushtetuese, por ajo e drejtë jepet kur një ligj është jokushtetuese ose është kërcnim për sigurinë. Nuk është e parashikuar në Kushtetutë nëse dikush është dënuar me paraburgim dhe është funksionar partiak ju atë të vëni në këmbim me mosnënshkrim të ligjeve, kjo nuk është e parë në praktikën ndërkombëtare, kështu që për fat të keq parlamenti ishte i detyruar përsëri të debatojë dhe ti miratojë ligjet", ka thënë kryeministri Gruevski.

Vendimet e fundit të Presidentit për faljen e kryetarit të Komunës së Strumicës Zoran Zaev dhe për tejkalimin e krizës politike në vend, nuk i kanë komentuar në partinë shqiptare në opozitë - PDSH.
Shtuar më 03/08/2008, ora 05:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori