Cërvenkovski do të firmos vetëm ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe
Albeu.com
Presidenti maqedonas, vlerëson se Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Parlamenti e rimiratoi në pajtim me procedurat ligjore dhe kushtetuese, gjegjësisht pas njoftimit me shkrim nga ana e presidentit."Bazuar në këtë, presidenti morri vendim, që të mërkurën, pas kthimit nga pushimi vjetor ta firmos vetëm dekretin për hyrje në fuqi të këtij ligji, dhe jo edhe ligjeve tjera me të cilat kushtëzonte kthimin e opozitës në Parlament", njofton kabineti i presidentit.

Sipas presidentit, Ligjet për lobim, për marrëdhënie pune, për eksproprim, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë nuk do të firmosen, shkaku se janë rimiratuan në kundërshtim me procedurat ligjore, gjegjësishtë pa njoftimin paraprak të presidentit.

Lidhur rimiratimin e këtyre ligjeve në Parlament, presidenti Cërvenkovski vlerëson se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të normave kushtetuese dhe ligjore, sepse siç thuhet një procedurë e tillë është e mundshme pas njoftimit me shkrim nga ana e Presidentit të shtetit në adresë të presidentit të Parlamentit, një procedurë që nuk është respektuar nga maxhoranca.
Shtuar më 11/08/2008, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori