Cërvenkovksi nuk dekreton ligjin e përdorimit të gjuhëve
Albeu.com
Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski nuk do të firmos për dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në këtë vend, ku më e rëndësishme është Gjuha shqipe, për rreth 50% të popullsisë në këtë vend.Këtë vendim, Cervenkovski do tia bëjë të ditur të hënën kryetarit të Kuvendit. Një vendimin e tillë Cërvenkovski e mori pas konsultimeve me dy partitë më të mëdha opozitare lidhur me propozimet e tij për tejkalimin e krizës politike dhe kthimin e opozitës në parlament.

Presidenti Cërvenkovski konstatoi se PDSH-ja e ka pranuar iniciativën e tij dhe është e gatshme ta ndërpresë bojkotimin e Kuvendit. LSDM-ja deri tani nuk ka pasur mundësi të krijojë qëndrim lidhur me iniciativën. Kjo parti ka informuar se do t'i vazhdojë harmonizimet e brendshme në parti dhe pas daljes me një qëndrim të qartë, do ta informojë Cërvenkovskin dhe opinionin publik, thuhet në deklaratën e presidencës së Maqedonisë.(start)
Shtuar më 02/08/2008, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori