E rëndë, makina merr përpara dy gra në Gramsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gramsh. Mësohet se dy gra janë aksidentuar në dalje të qytetit, tek Ura e Trashovicës.

Si pasojë e aksidentit, dy gra rreth moshës 50 dhe 55 vjeç, kanë mbetur të plagosura.

Mësohet se ato janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Deri më tani janë të paqarta shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2020 17:47