Call Center kthehet në vatër të rrezikshme, si u shpërnda sot harta
25 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vendin tonë, duke e ccuar numri e të prekurve në total 1029.

193 vijojnë të mbeten aktivë, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Mirela Cami bëri me dije se ndër rastet e reja në call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Ndërkohë po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Gjithashtu, ka humbur jetën një tjetër pacient dhe shkon kështu në 33 numri i viktimave në vendin tonë.

Viktima është një 69 vjeçar nga Tirana, i cili ka humbur betejën mëngjesin e ditës së sotme.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:

Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1 /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2020, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori